ShBA arriti në 3 milion numrin e të infektuarve me koronavirus ndërkohë që Presidenti Trump ngulmon se niveli i vdekshmërisë ka rënë.
Në vetëm pak kohë, ShBa arriti shifrat e Bashkimit Europian ku në muajin prill shënoi 1 milion të infektuar. Ndërsa vetëm gjatë muajit të fundit, u shënuan 1 milion të tjerë.
Amerikanët nuk kanë dalë ende nga vala e parë e pandemisë pasi treguesit gjeografikë janë të kuq në shumicën e vendeve.
Por Presidenti Donald trump përmes një postimi në Twitter ditën e djeshme (8 korrik) deklaroi se niveli i vdekshmërisë është përpjestuar me 10.
Sipas medieve amerikane ky pretendim nuk është i vërtetë pasi në të gjithë vendin gjatë ditëve të fundit ka pasur një mesatare vdekshmërie prej 600 personash.
“Ne po rriteshim, nuk kemi rënë asnjëherë dhe tani numri po rritet”, tha Anthony Fauci, eksperti më i lartë për sëmundjet infektive në qeverinë e SHBA, i cili po kërkon gjithnjë e më shumë një alarm.
Por në një intervistë për Fox Neës ditën e martë të Presidentit Trump, ai nuk bie dakord me atë që thotë Fauci.
“Ne jemi mirë. Po bëjmë një punë shumë të mirë. Në 2-3 javët e ardhshme ne do të kemi një përmirësim të ndjeshëm” – u shpreh Trump.
Sipas një përllogaritje të situatës me vdekshmërinë duke parë edhe ritmin e këtij virusi nga Universitetit të Massachusetts, në 2-3 javët pritet të ndërrojnë jetë më shumë se 15 mijë amerikanë si pasojë e koronavirusit.