Presidenti amerikan, Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden vazhduan fushatën e tyre të premten në tri shtete, që duket se do të luajnë rol kyç për fitimin e garës presidenciale.
Presidenti Trump mbajti tubime në Miçigan dhe Viskonsin, dy shtete ku në 2016-n fitoi, por që tani, sipas sondazheve, është prapa Biden. Më pas ai vazhdoi fushatën në Minesota, ku në 2016, humbi me një diferencë të vogël.
Biden ndërkaq, mbajti tubime në Ajova, një shtet ku, sipas sondazheve, gara është e ngushtë. Më pas Biden, mbajti tubime edhe në Minesota dhe Vinskonsin. Këto shtete janë goditur keq nga pandemia e koronavirusit.
Pandemia dhe kriza ekonomike është në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Trump dhe Biden kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket pandemisë.
Trump vazhdon ta minimizojë rrezikun pandeminë, duke u fokusuar në premtimet për trajtime mjekësore dhe për një vaksinë kundër koronavirusit, teksa shtyn përpara idetë e tij për ringjallje ekonomike.
Në anën tjetër, Biden premton se do ta vendosë nën kontroll virusin, që ka shkaktuar pothuajse 230 mijë viktima në ShBA, duke thënë se do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Ish-nënpresidenti amerikan, gjatë fushatës në Ajova tha se “për dallim nga Donald Trumpi, ne nuk do të dorëzohemi para virusit”.
Trump është tallur me paralajmërimin e Bidenit se Shtetet e Bashkuara do të përballen “me një dimër të gjatë dhe të errët”.
Strategjia e presidentit Trumpit është që të fitojë në mesin e qytetarëve të lodhur nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë dhe që presin t’i kthehen jetës normale. Ai ka premtuar se fundi i pandemisë është afër.
“Ai tha dimër i gjatë dhe i errët. Kjo është e mrekullueshme. Kjo është çka i duhet shtetit, një dimër i gjatë dhe i errët dhe një lider që flet për këtë gjë”, tha Trump gjatë tubimit në Miçigan.
Por, Biden ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se ai, nëse zgjidhet president, do të mbyllë sërish ekonominë.
“Unë nuk do ta mbyll vendin. Unë do të mbyll virusin”, tha Bideni.
Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, mbi 85 milionë qytetarë amerikanë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar më herët. Kjo shifër përbën rreth 60 përqind të daljes në zgjedhjet e vitit 2016.
Sondazhet sugjerojnë se Biden qëndron para Trumpit me të paktën tetë pikë, por disa shtete kritike pritet të përcaktojnë se kush do të fitojë zgjedhjet.Presidenti amerikan, Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden vazhduan fushatën e tyre të premten në tri shtete, që duket se do të luajnë rol kyç për fitimin e garës presidenciale.
Presidenti Trump mbajti tubime në Miçigan dhe Viskonsin, dy shtete ku në 2016-n fitoi, por që tani, sipas sondazheve, është prapa Biden. Më pas ai vazhdoi fushatën në Minesota, ku në 2016, humbi me një diferencë të vogël.
Biden ndërkaq, mbajti tubime në Ajova, një shtet ku, sipas sondazheve, gara është e ngushtë. Më pas Biden, mbajti tubime edhe në Minesota dhe Vinskonsin. Këto shtete janë goditur keq nga pandemia e koronavirusit.
Pandemia dhe kriza ekonomike është në qendër të debatit për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Trump dhe Biden kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket pandemisë.
Trump vazhdon ta minimizojë rrezikun pandeminë, duke u fokusuar në premtimet për trajtime mjekësore dhe për një vaksinë kundër koronavirusit, teksa shtyn përpara idetë e tij për ringjallje ekonomike.
Në anën tjetër, Biden premton se do ta vendosë nën kontroll virusin, që ka shkaktuar pothuajse 230 mijë viktima në ShBA, duke thënë se do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Ish-nënpresidenti amerikan, gjatë fushatës në Ajova tha se “për dallim nga Donald Trumpi, ne nuk do të dorëzohemi para virusit”.
Trump është tallur me paralajmërimin e Bidenit se Shtetet e Bashkuara do të përballen “me një dimër të gjatë dhe të errët”.
Strategjia e presidentit Trumpit është që të fitojë në mesin e qytetarëve të lodhur nga kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë dhe që presin t’i kthehen jetës normale. Ai ka premtuar se fundi i pandemisë është afër.
“Ai tha dimër i gjatë dhe i errët. Kjo është e mrekullueshme. Kjo është çka i duhet shtetit, një dimër i gjatë dhe i errët dhe një lider që flet për këtë gjë”, tha Trump gjatë tubimit në Miçigan.
Por, Biden ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit se ai, nëse zgjidhet president, do të mbyllë sërish ekonominë.
“Unë nuk do ta mbyll vendin. Unë do të mbyll virusin”, tha Bideni.
Vetëm disa ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit, mbi 85 milionë qytetarë amerikanë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar më herët. Kjo shifër përbën rreth 60 përqind të daljes në zgjedhjet e vitit 2016.
Sondazhet sugjerojnë se Biden qëndron para Trumpit me të paktën tetë pikë, por disa shtete kritike pritet të përcaktojnë se kush do të fitojë zgjedhjet.
Ora tv