SHBA, gjendet drogë në çantën me mbishkrimin “padyshim nuk është çantë plot me drogë”

0
42

Policia amerikane ka gjetur drogë brenda një çante me mbishkrimin “padyshim nuk është çantë plot me drogë”. Kjo sasi u zbuluar nga policia në Portland të Oregonit, kur policia e ndali shoferin dhe pasagjerin brenda veturës, që dyshohej se ishte vjedhur.

Lidhur me njoftimin për këtë rast në X, policia në Portland tregoi detaje për sasinë e drogës, paratë dhe armën e mbushur që u gjet.

Madje postuan një fotografi nga vetura e sekuestruar, brenda të cilës kishte një çantë në të cilën shkruante “padyshim nuk është çantë plot me drogë”.

Por pavarësisht këtij mbishkrimi, brenda saj u gjet 10 gramë fentanil dhe një lloj tjetër i drogës. Mediat lokale raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar.