- Ervin Bushati ka dhe përfaqësimin diplomatik në Meksikë, Panama, Republikën Dominikane, Guatemalë e Kosta Rika, vende të cilat janë në skanerin e SHBA; por Edi Rama dhe ministra e ish-ministra, kanë patur lidhje me krerë të karteleve të drogës në Meksikë dhe me rrjete të fshehjes e pastrimit të parave, lidhje që mund t’i kenë vazhduar me ambasador Bushatin…
“Tajfuni Trump” ka nisur të veprojë në Shqipëri, nëpërmjet Departamentit të Drejtësisë, i cili, përmes agjentëve të FBI në Tiranë, i ka kërkuar BKH si struktirë hetimore partnere, të dhëna për Ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
Të dhënat që kërkohen, janë për aktivitetin privat, zyrtar dhe politik të Ervin Bushatit në Shqipëri, kryesisht të dhëna për integritetin, gjendjen penale, ekonomike e aspekte të tjera për të.
Faktikisht, agjencitë amerikane të sigurisë së brendshme e të jashtme, kanë të dhëna për Ervin Bushati që prej vitit 2000, kur studionte në “DePaul University” të Chicagos e ishte “çapkën”.
Por siç duket, ata do kenë marrë informacione që nuk përputhen me integritetin e një diplomati të huaj në SHBA, të cilat kanë vendosur t’i gjurmojnë e vërtetojnë edhe nëpërmjet strukturës së tyre partnere BKH në Shqipëri, të krijuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e trajnuar nga FBI.
Përveçse Ambasador në SHBA, Ervin Bushati ka përfaqësimin e Shqipërisë në Meksikë, Panama, Republikën Domenikane, Guatemalë e Kosta Rika, vende që janë në skanerin e SHBA.
Në këto vende Edi Rama dhe ministra e ish-ministra të tij, kanë patur lidhje me krerë të karteleve të drogës në Meksikë dhe rrjete transferimi, fshehje e pastrimi të parave në parajsat fiskale.
Ka të dhëna, që këto kontakte mund të jenë shfrytëzuar, mbajtur aktive e fshehur nëpërmjet ambasadorit Ervin Bushati privatisht dhe nën maskën e kontakteve diplomatike, siç Babloku ka bërë përmes ambasadorëve në Serbi, Turqi, Emiratet Arabe, Kinë, Azerbajxhan e nëpërmjet konsujve të nderit, që janë trafikantë e oligarkë të lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Por në vitet 2018 e 2019, Ervin Bushati, në rolin e “gazetarit” në zgjedhjet në Rusi dhe zgjedhjet në Ukrainë, ka lënë gjurmë kontakesh, fakte të cilat nuk i ka deklaruar në Shqipëri, por vetëm në CV pas marrjes së detyrës si ambasador në SHBA.
Në vitet 2002-2013, Ervin Bushati ka kryer biznes ndërtimi me kompanië “Bushati Konstruksion” dhe njëherazi anëtar i këshillit Bashkiak të Tiranës; kohë kur është hetuar për pastrim parash, transferta me agjenci valutore, fshehje pasurie, evazion, lidhje me trafikantë e kontrabandë, por hetimet janë lënë në harresë.
Ndërsa në vitin 2014, u bë deputet e më pas u emërua kryetar i PS të Tiranës, ndërsa pas humbjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet 2021, Ervin Bushati u emërua Drejtor i Postës Shtetërore.
Por u shkarkua në mars 2022, pas informacioneve nga ambasadat perëndimore në Tiranë, nga Anti-Krimi e SHISH, se hapte zarfe, koli dhe kuti postare të ambasadave, policisë, gjykatave e prokurorive, të dhënat e të cilave ia jepte të tretëve.
Në datën 12 mars 2020, Ervin Bushati është marrë nën hetim nga SPAK, me Procedimin Penal Nr. 93/2020, për veprat penale fshehje e mosdeklarim të pasurisë, evazion fiskal dhe falsifikim të dokumenteve, ku mes të tjerash përmenden 7 pasuri të paluajtshme në Tiranë, Kavajë e Sarandë dhe një raport i ILDKPI, për mos justifikimin të shumë pasurive e llogarive bankare.
Sipas shkresës së prokurores Doloreza Musabelliu e regjistrit të SPAK, Ervin Bushati vazhdon të jetë i proceduar penalisht; por në korrik 2023, Edi Rama e emëroi Ambasadaor në SHBA.
Ndërsa tani, 1 vit e gjysmë pas marrjes së kësaj detyre, është Departamenti i Drejtësisë i SHBA, nëpërmjet agjentëve të FBI, që i ka kërkuar BKH të dhëna për figurën dhe aktivitetin e tij.
Drejtësia Amerikane e “kap lepurin me qerre” dhe nuk besojmë, se interesohet kot për Ervin Bushatin e Bablokut, ndaj të presim e të shohim./Pamfleti