Paketa e ndihmës anti-korrupsion për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor është bërë e ditur javën e kaluar nga demokratët e Kongresit Amerikan. Paketa do të kapë shifrën prej 4 miliardë dollarësh me një periudhë zbatimi 5-vjeçare.
Paketa e ndihmës së Kongresit Amerikan për luftimin e korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor kap vlerën e 4 miliardë dollarëve e cila pritet të zbatohet për një periudhë 5-vjeçare.
Sipas projektligjit, synohen reformat ekonomike në 6 vendet ballkanike, integrimi më i ngushtë ekonomik me BE-në dhe mbrojtja e dallimeve kulturore.
Nëse projektligji miratohet në Senat, qeveria amerikane do të ofronte asistencë teknike për vendet që duhet të zhvillojnë strategji kombëtare për të luftuar korrupsionin.
Sipas legjislacionit, do të autorizohet sekretari i Shtetit, Anthony Blinken për të ofruar ndihmë teknike për adresimin e sfidave të rajonit sa i përket korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen drejtpërdrejt në ndihmën e zhvillimit ekonomik të rajonit.
Projektligji, i cili u prezantua në Kongres më 2 gusht dhe duhet të kalojë ende në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, thotë se nëse miratohet do të ndihmojë qeveritë të zhvillojnë rregullore për të siguruar investime efikase dhe mjete kontrolli për të identifikuar dhe parandaluar praktikat abuzive.
Infrastruktura rajonale është pika e tretë e hartuar në projektligj, me të cilin SHBA do të ndihmojë dhe do t’u japë përparësi projekteve si ura, rrugë, hekurudha për të ndërlidhur rajonin, por edhe me vendet fqinje, si dhe zhvillimin e rrjeteve të telekomunikacionit nga ofruesit e besueshëm.
Përpjekjet e Uashingtonit synojnë reduktimin e ndikimit rus në rajonin tonë i cili pengon aspiratat e gjashtë shteteve drejt integrimit evropian.