SHBA po përballet me mungesën e ketchup, rritet çmimi me 13% që nga janari 2020

0
217

SH.B.A. po përballet me mungesën e ketchup, salcës së njohur me domate, pasi pandemia e koronavirusit shtoi një rritje të kërkesës për këtë produkt.

Heinz, marka më e shitur e ketchup në të gjithë botën, tha se rritja e kërkesës ishte “nxitur nga  prirja e përshpejtuar për shpërndarjen e produktit.”

Paketimet e vogla shpesh shoqërojnë porositë e dorëzimit dhe në mënyrë efektive kanë zëvendësuar shishet e mbajtura në tavolinat e restoranteve.

Kompania  Kraft Heinz tha se kishte rritur prodhimin. Ajo u shpreh për agjencinë e  lajmeve AFP se ajo tashmë kishte bërë rregullime në proceset e prodhimit, por që “kërkesa vazhdonte të ishte më e madhe se oferta”. Gjithashtu kompania u shpreh se ka  shtuar linja të shumta të reja prodhimi në fabrikat e saj.

Çmimet për paketat ketchup janë rritur 13% që nga janari 2020, sipas Wall Street Journal. Menaxherët e restoranteve kishin përdorur “versione të përkohshme” dhe kishin kërkuar në dyqanet aty pranë për alternativa.

“Si mund të shërbejmë patate të skuqura pa ketchup Heinz?” tha pronari i Denver, restoranti në Kolorado Blake Street Tavern.

Mungesat e mëparshme të produkteve në treg  përfshijnë letra tualeti dhe kanaçe alumini, sipas raporteve të bëra në SH.B.A.

ora news