SHBA pritet të fillojë vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, tha në një deklaratë Joe Biden. Sipas të dhënave nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata Kombëtare e Spitaleve Pediatrike, rreth 4.09 milion fëmijë kanë rezultuar pozitivë me Covid që nga fillimi i pandemisë.
Më shumë se 23,500 raste të reja janë regjistruar çdo javë deri me 15 korrik. Pas një rënieje të rasteve gjatë dy muajve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rritje të rasteve tek të miturit gjatë këtij muaji.
Fëmijët përbëjnë 14.2% të të gjitha rasteve të konfirmuara me SARS-CoV-2 në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, vetëm 1.3% në 3.6% e të gjithë pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale ishin fëmijë.
Numri i viktimave i të miturve përbën 0.26% të viktimave në total në SHBA./abcnews.al