SHBA sulmon Iranin, Trump: Goditëm 3 objekte bërthamore

0
2

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan.

Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social.

Ai shtoi gjithashtu se në objektin Fordo është hedhur një ngarkesë e plotë bombash, dhe se të gjithë avionët janë rrugës për në SHBA.

Sipas agjencisë Reuters, një zyrtar amerikan ka konfirmuar se bombarduesit B-2 kanë qenë të përfshirë në sulmet e SHBA-së ndaj Iranit.

Bombarduesit stealth B-2 të SHBA-ve ishin zhvendosur në territorin amerikan në ishullin Guam, duke nxitur spekulime se mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm ndaj Iranit.