SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do auditohen nga DASH brenda 28 marsit 2026

0
2

Mesazhi është i qartë: epoka e paralajmërimeve ka përfunduar, tani është koha për veprim…

Pas një periudhe të gjatë rikonfigurimi të brendshëm institucional, Departamenti Amerikan i Shtetit ka rikthyer fokusin te Ballkani Perëndimor, kësaj here jo me deklarata, por me instrumente konkrete goditëse.

Miratimi i Aktit të Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor shënon një kthesë strategjike në qasjen e SHBA-së ndaj korrupsionit: nga sanksionimi selektiv i figurave politike individuale, drejt çmontimit sistematik të rrjeteve financiare, ekonomike dhe ndërmjetësuese që mbajnë gjallë pushtetin korruptiv.

Akti, i cili parashikon një periudhë rishikimi 90-ditore dhe pritet të prodhojë efektet e para konkrete rreth marsit 2026, sinjalizon qartë një “tërmet politik” në Shqipëri, me një listë të re dhe shumë më të gjerë non-grata.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Pjesë nga Akti i Demokracisë

Në kontekstin shqiptar, pasojat më të mundshme janë krijimi i një “vale të dytë” sanksionesh, e cila synon të mbyllë hendekun mes ndëshkimit politik dhe ndjekjes penale. Kjo valë nuk do të kufizohet te emrat e njohur të politikës, por do të përfshijë: financues ekonomikë, figura kyçe të biznesit, ndërmjetës dhe operatorë informalë, të cilët lehtësojnë, mbulojnë dhe riprodhojnë sistemin e korrupsionit në Shqipëri.

Përveç sanskioneve, SHBA-të në fakt po ofrojnë një plan veprimi për SPAK-un, i cili do të nisë nga ngrirja e aseteve deri te arrestimet e nivelit të lartë, duke synuar të “pastrojë” tregun nga konkurrenca e shtrembëruar para zgjedhjeve të vitit 2027.

Departamenti i Shtetit duket se ka futur në ‘sitë’ disa sektorë që njihen si më problematikët për pastrimin e parasë së krimit dhe korrupsionit.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Iniciativa Kundër Korrupsionit, pjesë nga Akti i Demokracisë

Rishikimi 90-ditor i Departamentit të Shtetit synon sektorët ku fluksi i “parave gri” është më i lartë:

1. Infrastruktura Teknologjike dhe Dixhitale: Fokus te kontraktorët e AKSHI-t dhe “taksa e korrupsionit” në shërbimet dixhitale shtetërore.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Mbështetja e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor

2. Pasuri të Paluajtshme dhe Ndërtim: Shqyrtimi i zhvillimeve luksoze bregdetare dhe projekteve të ndërtesave të larta në Tiranë.

3. Energjia dhe Shërbimet Publike: Mbikëqyrja e korporatave shtetërore të energjisë (KESH, OST) dhe koncesioneve të energjisë së rinovueshme.

4. Partneritetet Publiko-Private (PPP): Auditimi i kontratave të menaxhimit të mbetjeve dhe infrastrukturës.

SHBA ‘trondit’ vendin! Kullat, tenderët e AKSHI-t, dhe PPP do

Iniciativat për zhvillim demokratik dhe ekonomik dhe prosperitet

5. Banka dhe Financa: Monitorimi i bankave lokale për t’u siguruar që ato të ndërpresin lidhjet me “mundësuesit” e sanksionuar rishtazi.

6. Turizmi Strategjik: Rishikimi i projekteve të cilave u është dhënë statusi “strategjik” nëpërmjet favorizimit politik.

Në plan simbolik dhe politik, ky akt përfaqëson një konfirmim të vijës së ashpër amerikane ndaj aktorëve që konsiderohen rrezik për stabilitetin demokratik të rajonit. SHBA e sheh Ballkanin Perëndimor si një zonë kyçe të betejës gjeopolitike dhe ka vendosur të mos tolerojë më kompromis me korrupsionin e lartë, edhe nëse kjo sjell tensione politike apo diplomatike.

Mesazhi është i qartë: epoka e paralajmërimeve ka përfunduar, tani është koha për veprim./Pamfleti