Shembet masivi i gurëve brenda galerisë në Bulqizë, humb jetën 48-vjeçari

0
1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë, rreth orës 12:30 në Bulqizë

Brenda galerisë të një subjekti minerar, dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën një 48 vjeçar.

“Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv