Ura e Vanës në Bashkinë Delvinë është rrëzuar përsëri.
Ndryshe nga dy herët e kaluara kur ura u rrëzua për shkak të reshjeve, ditën e sotme pjesa metalike e urës është rrëzuar në kohën kur mbi urë po kalonte një kamioçinë.
Nuk dihet ende nëse bashkia Delvinë do të marrë masa serioze në lidhje ne këtë urë e cila herë pas here shkatërrohet dhe vë në rrezik jetën e njerëzve që e përdorin për të kaluar.