Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose siç njihet ndryshe Dita e të Dashuruarve!
Por si çdo ditë tjetër e veçantë edhe Shën Valentini e ka një histori?
Shën Valentini ose Dita e të Dashuruarve është dita në të cilën çiftet fetojnë me partnerin/en dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.
Ata kalojnë momente të bukura dhe romantike, duke treguar kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, Zoti i dashurisë.
Shën Valentini ishte Peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë, i cili vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë ndaj njëri-tjetrit.
Perandori i atëhershëm i Romës, Klaudio, donte që të gjithë burrat të futeshin në radhët e ushtrisë, për t’i shërbyer vendit.
Nga ana tjetër, meshkujt nuk e dëshironin këtë pasi do t’i mbante larg nga familjet e tyre dhe partneret.
Kështu perandori i Romës anuloi të gjitha martesat dhe fejesat asaj kohe. Prifti Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi.
Kjo solli më pas arrestimin e tij, teksa perandoria e dënoi me prerje koke. Në nder të tij, romakët ndërtuan një tempull jashtë kishës, i cili u shkatërrua kur Roma u pushtua.
Pas disa vitesh gjërat ndryshuan kur arkeologu Pertuci, i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e ndërtuar në nder të tij.
Top Channel