Shengjin/ I vdekur prej 3 ditësh, rusi gjendet i pajetë brenda apartamentit

0
183

Një shtetas rus është gjetur i vdekur në një banesë në Shëngjin ndërsa policia thotë se shkak i ngjarjes ka qenë përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Shtetasi i identifikuar me emrin Eduard Nikshini, 39 vjeç, sipas policisë është gjetur i pajetë rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në një banesë në katin e pestë, nga kunati i tij.

Policia është shprehur se nga kqyrja paraprake e trupit të shtetasit rus, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Megjithatë grupi i hetimit ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon procedurat për verifikimin e rrethanave të vdekjes së shtetasit të huaj.

Vdekja e Nikshinit dyshohet se ka ndodhur 3 ditë më parë.

Njoftimi i policisë së Lezhës për ngjarjen

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një  banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ora tv