Shëngjin/ Zbulohet rrjeti i shpërndarjes së drogërave të forta, në pranga dy të rinj nga Kosova dhe një francez

0
2

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, duke goditur një rrjet të organizuar të shpërndarjes së drogës në zonat turistike të Shëngjinit. Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar tre shtetas të huaj, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

A. G., 21 vjeç, dhe E. T., 28 vjeç, të dy nga Kosova

-S. B., 43 vjeç, nga Franca

 

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A. G., 30 vjeç, nga Kosova.

 

Të dyshuarit shisnin doza droge si kokainë, kanabis, ekstazi, MDMA dhe kërpudha haluçinogjene në zona të frekuentuara nga pushuesit. Gjatë arrestimit, Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike të ndara në doza, kanabis në trajtë çokollate, një automjet dhe tre celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Nga këqyrja e celularëve, janë zbuluar komunikime të qarta që vërtetojnë organizimin e shitjes së lëndëve narkotike. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.