Shënohen 499 viktima dhe 12,756 raste të reja me COVID-19 në Itali

0
147

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën nga koronavirusi 499 pacientë.

Ministria e Shëndetësi bëri me dije se janë realizuar 118, 475 testime prej të cilëve 12, 756 rezultuan pozitiv.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Sakaq rajoni me rritjen më të madhe të rasteve të reja është Veneto me  2,427 raste.

/abcnews.al/