Gati dy javë më parë, Robert Levandovski u shpall nga UEFA futbollisti i vitit në Europë. Por Mario Zhardel tha për gazetën sportive portugeze “Record”, për yllin e Bajernit Levandovski që: “Ne nuk jemi njësoj. Unë kam bërë histori, jam unik. Unë e them këtë me përulësi. Levandovski është lojtar i mirë që ka shënuar 45 deri në 60 gola në sezon. Por unë e tregova këtë gjë për gjashtë ose shtatë vite me radhë”, tha Zhardel.
Kujtojmë që sezonin e kaluar Levandovski shënoi 55 gola në 47 ndeshje, dhe në sezonin e kaluar 47 ndeshje 40 gola. Sipas tregut të transferimeve, vlera e tij e tregut është 60 milion euro. Zhardel mendon se ai është më i mirë. Ish-sulmuesi (1999 dhe 2002 fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë):
“Nëse do të isha këtë kohë lojtar atëherë vlera ime do të ishte 200 milion euro”(Më shumë se Kilian Mbape që për momentin është lojtari më i shtrenjtë sipas Transfermakt, 180 milion euro), tha ai. “Mendoj se kemi qenë të nënvlerësuar në çdo drejtim, kohët kanë ndryshuar, brezi im ishte më i talentuar. Tani është më e lehtë për të lënë shenjë”, tha braziliani.
Zhardel ka luajtur gjatë karrierës së tij me shumë skuadra ndër to, Vasko de Gama, Gremio, Porto, Gallatasari dhe Sporting Lisbonë. Më pas ai u transferua në Angli te Bolton ku shënoi vetëm 3 gola në 11 ndeshje.
Gjatë gjithë karrierës së tij që Xhardel shënoi gjithsej 388 gola në 539 ndeshje. Në rrjetet sociale, këto komente për sulmuesin e Bajernit të Mynihut nuk janë pritur mirë nga tifozët të cilët nuk kanë asnjë dyshim, Levandovski është shumë herë më i mirë se braziliani i cili është shumë larg paraqitjeve të numrit 9 të Bajernit.
PANORAMASPORT.AL