Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka bërë lajmëruar se ka mundur të parandalojë një sulm terrorist në rajonin e Moskës.
Sipas mediave të huaja, është bërë e ditur se zyrtarë të sigurisë kanë ndalur një anëtar të një grupi, me prejardhje nga Azia Qendrore, në lindje të Moskës. Sakaq, mësohet se një bombë e krijuar në kushte të shtëpisë është konfiskuar gjatë hetimeve dhe është zbuluar se qëllimi i grupit ka qenë dhe rekrutimi i anëtarve të rinj në Shtetin Islamik.
“Synimet tjera të qelizës kanë qenë edhe rekrutimi i anëtarëve të rinj në Shtetin Islamik dhe ofrimi i mbështetjes financiare për terrorizëm,”- thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, Gjykata Supreme në Rusi e ka shpallur Shtetin Islamik si grup terrorist në dhjetor të vitit 2014.
(k.a/dosja.al)