Sherr i madh te “Selman Stërmasi” mes tifozëve në ndeshjen Tirana-Elbasani, shoqërohen disa persona

0
2

Përplasje mes tifozëve janë regjistruar në fundin e ndeshjes Tirana-Elbasani, e zhvilluar në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.

Takimi u mbyll me fitoren minimale 0-1 të ekipit nga Elbasani, por pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit nuk kanë munguar tensionet mes tifozëve.

Sipas raportimeve, mes tifozëve janë dëgjuar ofendime dhe përplasje verbale, çka ka sjellë edhe përshkallëzimin e situatës.

Sherr i madh te "Selman Stërmasi" mes tifozëve në

Policia ka ndërhyrë për të shmangur përkeqësimin e incidentit, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Përballja e kësaj të diele kishte rëndësi për të dy skuadrat, por me objektiva të ndryshëm, KF Elbasani synon vendet e para në renditje, ndërsa KF Tirana po lufton për të siguruar mbijetesën në kampionat.

GEAR Sh.p.k