Sherr masiv mes shqiptarëve dhe një grupi të komunitetit rom në Athinë, plagoset polici grek

0
213

Një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi është goditur nga një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës.

Policia greke ka tentuar të shuajë një sherr të dhunshëm mes 20 personash, ku ishin përfshirë një grup shqiptarësh dhe një grup personash nga komuniteti rom. Por në sherr e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar egër një prej policëve.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur sherri, ndërsa policia po heton për rastin në fjalë.
(BalkanWeb)