Sherr masiv ne Elbasan, plagosen disa persona (Foto nga vendngjarja)

0
316

Një sherr masiv ka ndodhur në Elbasan mes dy grupeve të rinjsh mbrëmjen e sotme.

Burime për elbasaniflash.al  bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”. Ndërkohë, dyshohet për dy persona të plagosur.

Sipas burimeve në vend ngjarje janë përdorur mjete të forta. Mësohet se një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur një grup tjetër personash.

Personat sipas dëshmive kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë më xhama të zinj

Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 25 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shoqëruar të rinjtë. Në spitalin kirurgjik në Elbasan janë disa persona që janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen e “Kinezve”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali është goditur me mjete të forta nga persona të paidetifikuar shtetasi L.H., dhe për pasojë është dëmtuar dhe transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave që kanë goditur shtetasin L.H.

Theksojme se lajmi që qarkullon në media është i pavërtetë pasi nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se nuk ka patur të shtëna me armë zjarri.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Elbasaniflash.al

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të rinjve në qytetin e Elbasanit.

Bëhet e ditur se se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu”. Ndërkohë, dyshohet për persona të plagosur.

Sipas burimeve në vend ngjarje thuhet se janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Personi i lenduar po merr mjekim ne spitalin e Elbasanit jashte rrezikut per jeten

Konflikt ka ndodhur mids 3 personave dhe eshte demtuar 1 lehte.

Personat sipas deshmive kane qene te maskuar dhe mjetet kane qene me Xhama te zinj.
Burime bejne me dije se nje mjet tip furgon dhe nje mjet tjeter ne bordin e te cileve dyshohen se kane qene rreth 12 persona  te paijisur me shkopa bejsbolli dhe arme kane zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur nje grup personash te tjeret nga ku ka mbetur i plagosur nje.

Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 25 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shoqëruar të rinjtë.

Vijon..

Elbasaniflash.al