Sherr me të plagosur në Vorë

0
129

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri në një servis të ndodhur në Marikaj të Vorës.

Policia bën me dije gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç. Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.