Një sherr ka ndodhur mes dy personave ditën e sotme në Tiranë, deri në përdorimin e thikës.
Bëhet me dije se një 26 vjeçar ka goditur me thikë shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Ndërkohë Policia po punon për kapjen e autorit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatint të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet prerës shtetasin E. N., 46 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.