Sherr me thika mes adoleshentëve në Maliq, humb jetën 14-vjeçari

0
2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit ku pas një konflikti mes të miturish, ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:30 në një prej lokaleve të zonës ku të përfshirë në konflikt mësohet të kenë qenë dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Konflikti mes të miturve ka degraduar në përdorimin e thikës ku për pasojë i mituri me iniciale E. Xh., ka ndërruar jetë në spital. Sakaq, policia ka shoqëruar në spital autorin e ngjarjes ku dhe ka marrë ndihmën mjekësore.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia.