Sherr me thika mes femrave, njëra përfundon në polici, tjetra në spital

0
2

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku për motive banale, një e re identiteti i të cilës nuk zbulohet ende, ka masakruar me thikë një bashkëmoshatare të saj.

Kjo e fundit si pasojë e plagëve, ka përfunduar në Spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, që nga spitali, ka dhënë sqarime për shërbimet e Komisariatit Nr 2, të cilat pas verifikimeve paraprake kanë vënë në pranga autoren e krimit.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi ngjarjen dhe shkaqet e saj