Në shkollën e mesme “Shejnaze Juka” në Shkodër janë konfliktuar disa nxënës, prej të cilëve një 18-vjeçar është plagosur me thikë.
I riu është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe po merr mjekimin e nevojshëm teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur midis tregut të Zadrales në qytet dhe shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja.
Policia ndërkohë po heton dinamikën e ngjarjes.


