Një sherr i dhunshëm me thika ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku dy 32-vjeçarë janë përfshirë në një konflikt fizik.
Sherri dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç.
Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.