Sherr mes disa personave në Priskë, të rinjtë rrihen me shkopa bejsbolli, një në gjendje të rëndë

0
2

Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e Priskës. Sipas raportimeve, nga ngjarja ka edhe persona të plagosur me shkop bejsbolli.

Burime bëjnë me dije se një prej të plagosurve është identifikuar si Besjan. Q., ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia e Tiranës ka nisur një aksion për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të cilët janë përfshirë në sherr.