Një sherr mes dy familjeve në Krujë ka përfunduar me dy të plagosur.
Katër vëllezërit gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.
Policia është vënë në ndjekje për kapjen e autorëve të dyshuar. Sipas tyre, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Njoftimi i policisë: “Krujë/Informacion paraprak. Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar. Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.”
Top Channel