Sherr mes dy personave në Vlorë, ndërron jetë në spital 26-vjeçari, kapet autori 16-vjeçar

0
285

Plagoset për vdekje me thikë një 26-vjeçar në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (18 qershor).

Aleksandër Petanaj është dërguar me urgjencë në spital, pro nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

26-vjeçari ka qëndruar mbi 4 orë në sallën e operacionit, por mjekët s’kanë mundur të bëjnë dot gjë për ta shpëtuar.

Ai u godit me thike pranë zemrës dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti midis disa te rinjve në zonën e Pyllit të Sodës ne Vlorë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm (19 qershor) është kapur autori i dyshuar vrasjes së 26-vjeçarit.

Mësohet se ai është një 16-vjeçar.

Ora News