Një sherr ka ndodhur mes dy kunatave në Sarandë. Mësohet se njëra prej tyre gjatë konfliktit ka ushtruar dhunë fizike ndaj tjetrës.
“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasen banuese në Greqi, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al