Sherr mes miqsh në një lokal në Lushnjë, tre të plagosur me thikë, mes tyre babë e bir

0
2

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë në një lokal në fshatin Golem të Lushnjës rreth orës 22:30 të së dielës.

Të plagosur janë babë e bir, Bardhyl dhe Klajdi Tafa dhe shtetasi Donald Marku.

Sipas burimeve policore të tre ishin duke pirë në një tavolinë pasi dy djemtë ishin shokë.

Fillimisht debati nisi mes dy shokëve. Pas debateve verbale, situata agravoi deri  në përdorimin e thikës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje debati ka qenë tepër banal dhe tre personat e plagosur ishin të dehur pasi kishin konsumuar alkool.

Personat e tjerë të pranishëm në lokal janë përpjekur që të shuajnë debatin mes tyre.

Pas ngjarjes është njoftuar policia e cila po merr në pyetje të plagosurit  dhe personat e tjerë të pranishëm.

Tre të plagosurit janë në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.