Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pas një sherri fizik mes tyre. Ende nuk dihen arsyet e përplasjes mes tyre.
Debati i dhunshëm ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, në ‘Piazza Castello’. Shkaqet e përleshjes nuk janë përcaktuar ende, ndërsa policia nuk jep asnjë informacion lidhur me konfliktin.
Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të përplasjes në vendngjarje, ndërsa kanë ndërhyrë edhe organet e tjera ligjzbatuese.
Paraprakisht bëhet e ditur se të katër personat janë përleshur fizikisht mes tyre, por nuk dihen ende detaje nga konflikti apo identitetet e shqiptarëve. Paraditen e djeshme, të arrestuarit janë vendosur nën akuzë dhe do të dalin para Gjykatës së Vercellit, për t’u njohur me masën e sigurisë.