Një sherr mes të miturve ka ndodhur në Berat.
17-vjeçari, tashmë nën hetim, është konfliktuar me 12-vjeçar, e më pas videon e regjistruar e ka publikuar në rrjete sociale.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, pamje të konfliktit me një 12-vjeçar”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.


