Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Burime bëjmë me dije për ABC se një i ri është në gjendje kritike për jetën pasi gjatë sherrit ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës.
Nuk dihet ende shkaku i sherrit. Policia ka identifikuar një prej autorëve që kanë dëmtuar të riun dhe po punon për kapjen e tij.
Ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve./mv.abcnews