Një sherr ka ndodhur këtë të enjte në Dibër. Mësohet se një 33-vjeçar është konfliktuar me dy dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira dhe në një moment ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Mirëpo, falë ndërhyrjes në kohë të bluve, ai është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.
Njoftimi i Policisë:
U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri.
Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër.
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.
Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.
Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen./abcnews.al