Një sherr mes të rinjve është regjistruar në lagjen Haxhias në qytetin e Elbasanit.
Burime për elbasaniflash.al bëjnë me dije se ka të plagosur ndërsa në vendin e ngjarjes janë thyer xhamat e njërit prej mjeteve.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga veprimet e shpejta është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna për kapjen e tyre.