Sherr në mes të rrugës! Adoleshentja godet me grusht 58 vjeçarin, ai vdes nga plagët në kokë

0
208

Nga një incident i rëndomtë në rrugë, situta agravoi në vrasjen e një 58 vjeçari.

The Sun shkruan se është liruar nga burgu 19 vjeçarja Kelsea O’Hara pasi goditi me grusht një burrë vetëm se ai refuzoi të kërkonte falje që u përplas me mikun e saj në East Yorkshire.

Mësohet se Andrew Turner ra në tokë pasi u godit me grusht nga Kelsea dhe u përplas rëndë në dysheme duke bërë që të humbiste shumë gjak si pasojë e plagës në pjesën e pasme të kokës.

Raportohet se burri vdiq 6 ditë më vonë në spital dhe policia nisi menjëherë hetimet.

Ekspertët i thanë gjykatës se pavarësisht se viktima vdiq pas sulmit të dhunshëm, O’Hara nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e tij.

Ajo u deklarua fajtore për plagosjen dhe iu dha një dënim gjashtë muaj ndërsa u mësua se në momentin që ka sulmuar të ndjerin ishte nën efektin e alkoolit.

(E.D/faxweb.al)