Sherr për klientelën, 32-vjeçari i pret me sëpatë tendinat e duarve taksistit në Sarandë

0
169

Një sherr për shkaqe banale ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë mes dy taksistëve.

Mësohet se dy taksistët janë përfshirë në një konflikt që është përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta.

Sherri ka ndodhur në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës pasditen e djeshme, teksa i plagosur ka mbetur 24-vjeçari, Ismiraldo Hoxha.

I riu është plagosur rëndë me sëpatë në shesh-pushimin e taksive.

Hoxhës iu janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32 vjeç, banues i përkohshëm në Sarandë.

Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelën pasi viktima punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar. Ky i fundit prej vitesh është i punësuar si picier në një biznes privat.

ora tv