Sherret për politikën në Elbasan, kleri thirrje Ramës e Bashës: Tolerancë, po hapni konflikte

0
201

Përfaqëses të Besimeve Fetare në Elbasan kërkojnë nga politika të zbusë tensioned në qytet  pas konflikteve me motive qartazi politike. Në një thirrje të hapur, ata paralajmëronë kryetarët e partive se me gjuhën e urrejtjes po hapin konflikte.

Përplasja fizike mes mbështetësve të PS e PD ditën e Verës dhe incidenti mes kandidatit për deputet Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca kanë ngritur tensionet parazgjedhore në Elbasan.

Dy ngjarjet me sfond të qartë politike në harkun e katër ditëve kanë vënë në alarm edhe përfaqësuesit e besimeve fetare që si pjesë e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar kanë dalë me një thirrje të fortë për politikën dhe qytetarët.

 “Kjo qasje konfliktuale e cila është larg frymës së qytetarisë elbasanase jo vetëm nuk na nderon te gjithëve por edhe cënon qetësinë dhe harmoninë me të cilën shquhet qyteti ynë”.

Krerët fetare edhe me pare kane parashtruar se fryma e urrejtjes dhe mostolerancës është e dëmshme dhe na çojnë drejt konflikteve.

Ndaj ata i bëjnë thirrje lidereve te partive, kanditateve dhe simpatizanteve te tyre, te tregohen te matur.

“U bëjnë thirrje liderëve të partive politike të tregohen të matur e të përmbajtur duke paraqitur me mençuri dhe urtësi programet dhe kandidatët e tyre tek banorët e Qarkut tonë, që në mënyrë te qetë e lirisht të zgjedhin alternativën që është më afër kërkesave të tyre”.

Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar apelon që fryma e tolerancës dhe mirëkuptimit duhet të udhëheqë partitë politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.