Sherri me thika te “Rruga e Dibrës”/ Kush është i riu që u vra nga bashkëmoshatarët e tij

0
143

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën  mbrëmjen e djeshme ku një 20-vjeçar është vrarë me thikë në afërsi të shkollës Partizani, nga dy bashkëmoshatarë të tij, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

I riu që ka humbur jetën në vendngjarje është Stiven Toshkesi, ndërkohë që për ngjarjen policia ka shpallur në kërkim të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa shkaqet nuk bëhen ende me dije nga ana e policisë.

Uniformat blu po punojnë me pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar dinamiken e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.