Sherri në Elbasan, Balla: Basha të përjashtojë Luçiano Boçin, Luca sipërmarrës i respektuar

0
194

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me përplasjen fizike gjatë ditës së djeshme të kandidatit të PD Luçiano Boçi me sipërmarrësin Gjergj Luca në Labinot.

Balla i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të marrë masën e përjashtimit e Luçiano Boçi nga lista e kandidatëve. Sipas Ballës, mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulzim Basha tregon se ai nka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes.

“Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona.

Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha”, shkruan Balla./abcnews.al