Sherri në Elbasan. Ja kush është 28-vjeçari që humbi jetën

0
1112

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Qemal Stafa”.

Mësohet se një person i moshës 28-vjeçare është vrarë me thikë, ndërsa vëllai i tij 19-vjeçar është plagosur, pas një sherri.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi Florenc .Kovaçi ., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi Mikel .Kovaçi 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.