
Policia e Beratit ka arrestuar të dy shtetasit të cilët një ditë më parë goditën njeri-tjetrin me mjetin e ftohtë “thikë”.
Ngjarja e cila nisi si një debat për një vajzë më pas degradoi në goditje plagosje të rënda mes dy shokëve, Artur Gjata 45 vjeç dhe Evis Kananit 36 vjeç.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërsa ndodhen spitalin rajonal të dy shtetasit Artur Gjata dhe Eris Kanani 36 vjeç ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe policisë pasi të dy autorët e ngjarjes janë arrestuar për plagosje me dashje dhe mbajtja e armeve të ftohta.
Policia Berat:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasve A.Gj., 42 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të dy banues në lagjen Kushtrim, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrim”, Berat.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë pasi, ditën e djeshme në lagjen “Kushtrim”, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A.Gj së bashku me vëllain K.Gj dhe nipin E.Q., kanë goditur me mjet prerës shtetasin E.K. Shtetasi E.K gjatë konfliktit ka goditur me mjet prerës shtetasin A.Gj.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe shtetasja A.Gj., 29 vjeçe, banuese në Berat, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
