Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa burimet e “Fax News” bëjnë me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar para disa ditës me njëri-tjetrin për një vend parkimi, ndërsa sot njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri. Është qëlluar rreth 7 herë në drejtim të shtetasit Arben Bekteshi i cili ishte duke lëvizur me automjet.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa sipas njoftimit të policisë, është vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes dhe ka mundur të largohet.
Shqiponjat” dhe forca operacionale të policisë Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.