Dy ditë pas nisjes së sulmeve të rezervuara në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt, ky i fundit akuzoi kreun e “Shqipëria Bëhet” se është paguar nga një kompani e sekuestruar nga SPAK
Kreu i Partisë “Mundësia” ka publikuar një document, ku tregohet se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit të “Çopjave”.
Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj “është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.”
“Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë.
E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë.” – thotë Shehaj mes të tjerash.
syri
Në postimin e mësipërm të Shehajt ka komentuar vetë Lapaj, ku shkruan: “Po të përdorin o mavri! Çështja që ke referuar që ka gjykuar vjehrri im në atë kohë nuk lidhet me pronën në fjalë. Numrat e vendimit janë të njëjtë, po datat e ndryshme.
Pse o njeri i Zotit e shkele ligjin?
Shihemi në gjykatë!”
Komenti dhe dokumenti i publikuar nga Lapaj: