Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, ndiqet penalisht 46-vjeçarja në Tiranë

0
114

Një 46-vjeçare po ndiqet penalisht në Tiranë pasi ka shfrytëzuar fëmijët e saj të mitur për të lypur.

V. K., 46 vjeçe, e akuzuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, është konstatuar në bulevardin “Nënë Tereza”, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur në bulevardin “Nënë Tereza”, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 (Policia) dhe Alo 116-111 (Linja e Këshillimit për Fëmijët).