Revista TIME, duke cituar dy burime nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit, raporton se numri i të vdekurve nga protestat ka arritur në të paktën 30,000.
Megjithatë këto shifra ndryshojnë ndjeshëm nga të dhënat zyrtare që ka publikuar Republika Islamike. Sipas zyrtarëve të qeverisë iraniane që folën për TIME, intensiteti i vrasjeve të enjten dhe të premten ka arritur shifra alarmante.Burimet konfirmuan se për shkak të numrit të lartë të viktimave, sistemi i ekipeve të ambulancë “ngrinë” duke mos arritur të menaxhonin situatën dhe u detyruar të përdornin kamioni për të transportuar viktimat. Epidemiologët dhe historianët e krahasuan situatën në Iran në janar 2026 me shkatërrimin e Luftës së Dytë Botërore.


