Shifra marramendëse që i kushton Juventusit shkarkimi i Maurizio Sarrit

0
246

Maurizio Sarri raportohet se ka refuzuar shkëputjen e kontratës së tij me marrëveshje të ndërsjellë, kështu që Juventus pritet që t’i paguajë atij 8.5 milionë euro deri në përfundim të saj

Pavarësisht se fitoi titullin e Serie A dhe arriti në finale të Kupës së Italisë, Sarri u shkarkua pasi humbi në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampioneve me Lyonin.

Marrëdhënia e tij me skuadrën nuk ishte në nivelin e duhur, kurse “Corriere della Sera” shkruan se ai i kishte thënë drejtorëve të klubit se “skuadra e tij nuk di të stërvitet”.

Raporti i njëjtë po ashtu thekson që Sarri nuk ka për synim që ta shkëpusë kontratën e tij me marrëveshje, teksa paga e tij ka vlerë 6 milionë euro në sezon.

Ka një klauzolë që e lejon Juventusin që ta shkëpusë kontratën një vit më herët për 2.5 milionë euro, por kjo është e vlefshme vetëm në qershorin e vitit 2021.

Nëse Sarri e merr një vit pushim, ai do ta marrë pagën me vlerë 6 milionë euro, kurse në verën e ardhshme Juventusi do të derdhë në llogarinë e tij edhe 2.5 milionë euro të tjera.

© SYRI.net