Shijak, goditet një tjetër rast organizimit të lojërave të fatit, prangoset 26-vjeçari

0
235

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit në Shijak.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, për veprat penale organizimi i lotarive të palejuara dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, konstatuan se në një lokal në fshatin Ardhishtë, Shijak, ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.” – njofton policia.

26-vjeçari M. R., banues në fshatin Ardhishtë, Shijak, është administratori i lokalit.

Gjithashtu, janë sekuestruar një telefon celular dhe një monitor që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/Ora News