Orizi i Elbasanit i përgatitur me mishin e shpendëve quhet ndryshe Mysnik me Kalastre.
Kalastre është një fjalë e ardhur nga turqishtja dhe përdoret për mishin e shpendëve shtëpiakë.
Amvisat ziejnë më parë mishin e pastruar dhe me lëngun e përftuar bashkojnë orizin, erëzat aromatike dhe gjalpin.
Sekreti është se i gjithë gatimi përfundon në furrë druri! Mysniku i Elbasanit, ndryshe nga gatimet e ngjashme në Shqipërinë e Mesme, nuk përfshin qepë apo hudhra. Mysniku është pjatë kryesore në shtëpitë e elbasanllinjve, por edhe në menutë e restoranteve të qytetit.